Tiranë, 7 mars – Tradita dhe trashëgimia jonë kulturore përherë e më shumë është në fokus të institucioneve përkatëse, për t’i pasqyruar këto vlera tek qytetarët dhe brezi i ri, si asete me vlerë për identitetin tonë.
Së fundmi zona e Gorës në Kukës solli në një koncert për publikun vlerat dhe traditat e tyre jomateriale. Kjo është një nga zonat më të pasurat në verilindje për sa i përket etnografisë dhe trashëgimisë jomateriale.
Ngjyrat dhe ornamentika e veshjeve, vallet dhe tradita popullore gorane, erdhën para publikut të qytetit verilindor, të gërshetuar dhe me folklorin e miqve të ftuar nga Bullgaria.
Aktivitete të tilla në qytetet e vendit i sjellin publikut përveçse argëtimit dhe vlerat e vendit tonë, duke edukuar qytetarët dhe brezat e rinj drejt artit dhe kulturës/ATSH.