Zoran Zaev kundërshton Talat Xhaferin: Nuk ka deputetë të LSDM-së që nuk dëshiron të votojë shqipen

Kryeministri Zoran Zaev citohet të ketë thënë se në partinë e tij nuk ka deputet që janë kundër gjuhës shqipe.

Në bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri Zoran Zaev tha se nuk ka asgjë të vërtetë në zërat që u përhapën në media se kreu i opozitës ka kërcënuar se do ta bojkotoj punën e Kuvendit nëse votohet ligji pa debat për amendamentet e parashtruara.

Ai tha se nuk ka krizë në shumicën parlamentare dhe se seanca e djeshme është anuluar sepse nuk ka pasur kuorum.

Ndërkohë, seanca ku do të votohej ligji për përdorimin e gjuhëve nuk u mbajt për shkak se shumica nuk kishte votat e mjaftueshme, pasi disa nga deputetët e LSDM-së nuk do ta votonin këtë ligj, tha kryeparlamentari Talat Xhaferi, raporton Almakos.

I pyetur se si pret të reagojë opozita nëse ligji votohet pa diskutimin e amandamenteve, Kryeparlamentari tha se nuk pret që ata të pajtohen me këtë veprim dhe pret reagimin e tyre në kuadër të procedurales dhe se nuk lejon të shantazhohet apo nuk pranon ultimatum nga askush, sepse Kuvendi nuk funksionon ashtu./Almakos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme