Pasi u afrua me BDI-në, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev po paraqitet me qëndrime më radikale kundrejt shqiptarëve, se sa rivali i tij Nikolla Gruevski, i njohur për politikë të demshme ndaj shqiptarëve. Në një intervistë për Kurir.tv Zaev ka thënë se nuk bën dallim mes maqedonasve dhe serbëve.
“Dëgjuam akuza se Zaevi ka pranuar ta padisë Serbinë për gjencid. Për mua ai është populli im”, tha Zaev duke folur për popullin serb. Ai madje ka kritikuar Gruevskin se ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe pranimin e saj në UNESCO.
“Serbia është vendi i parë që meriton përkrahjen tonë, sepse jemi popuj ortodoksë, krishterë dhe duhet të ndihmojmë njëri tjetrin”, ka shtuar Zaev, duke shprehur brengosje për kishat dhe manastiret serbe që kanë mbetur në duar të shqiptarëve muslimanë.