Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, kishte paraqitur kushtin e tij për pjesëmarrje në qeveri me Lidhjen Social-demokrate të Maqedonisë.
Ai kishte thënë se do të mbështeste LSDM-në në formimin e qeverisë, vetëm nëse ai bëhej kryeministër.
“Ju duket shaka, por kjo është e vërtetë. Nuk do të mbështes asnjë qeveri dhe do të mbetem në opozitë”, ka thënë Thaçi, duke theksuar se e mbështet opsionin për zgjedhje të reja parlamentare.
Por, duket se një kusht i tillë ka qenë i papërfillshëm për mandatarin e ri, Zoran Zaev i cili ka nisur negociatat me të gjitha partitë shqiptare, pos me PDSH – në e Menduh Thaçit, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni, u pozicionua si forca e fundit politike në Maqedoni duke siguruar vetëm dy ulëse në parlament./Sakte.net