Një grua nga Georgia, SHBA u përplas me një shtyllë ndërsa ngiste makinën për t’u dëshmuar fëmijëve të saj se Zoti është i vërtetë.
Bakari Warren, 25 vjeç, u tha autoriteteve se ajo qëllimisht u përplas me shtyllën të mërkurën në mëngjes në Norcross për t’u treguar fëmijëve të vegjël se Perëndia do t’i mbronte ata
Fëmijët e saj, të moshës 5 dhe 7 vjec, fatmirësisht nuk u lënduan gjatë aksidentit dhe konfirmuan për policinë se nëna e tyre e përplasi qëllimisht makinën.
Warren u arrestua me akuzën për mizori ndaj fëmijëve ndërsa gjyshërit po kujdesen për fëmijët.