“U jam mirënjohës për punën që keni bërë”, ka thënë Thaçi para tyre.
“Si dhe për secilin medium në Kosovë për hapësirën që ua ka krijuar njerëzve të politikës, institucioneve”.
“Mediat kanë qenë dhe do të mbetën faktor kyç në Kosovë”.
Thaçi, i cili ishte i bindur se ushtria do të ndodhte këtë vit, tashmë thotë se beson që e njëjta do të formohet në pjesën e parë të vitit që vjen.
Ai thotë se po kërkohen edhe disa punë për ushtrinë në koordinim me NATO-n dhe vendet mike.
“Realisht sikur të mos ishte iniciativa që nuk e kam marrë sot askush nuk do të fliste për nevojën që Kosova ta ketë ushtrinë. Tash kanë ndryshuar rrethanat, kërkohet që të kryhen edhe disa punë nga ana jonë. Ajo që unë besoj është se tash procesi i integrimit është më i madh i komunitetit serb, kemi një integrim dikur prej 10 për qind. Ne ushtrinë nuk po themelojë se fiksohemi nga dikush apo të kërcënojmë dikë”, u shpreh presidenti në konferencën e fundviti për gazetarë. /Lajmi.net/