Policia ka njoftuar se në Zubin Potok viktima mashkull K/Serb është vetëplagosur me pushkë gjuetie.
Në vendngjarje ka dalë njësia e emergjencës e cila ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion.