Bosi i Facebook Mark Zuckerberg nuk do të paraqitet për të dëshmuar pranë komitetit parlamentar në SHBA, në lidhje me dyshimin për përdorimin e të dhënave personale nga Canbridge Analytica.
Zuckerberk ka kërkuar falje për “shkeljen e besimit” megjithatë ka thënë se nuk do të paraqitet për të dëshmuar.
Në vend të tij do të paraqitet shefi i prodhimit në Facebook, Chris Cox, i cili do të paraqes provat para deputetëve, në javën e parë pasi të fillojnë punimet pas pushimit të Pashkëve.
Udhëheqësi i hetimit parlamentar për lajme të rreme, Damian Collins, ka kërkuar nga Zuckerberg që ta mendojë sërish vendimin.