E mërkurë, 16 Nentor 2016 – Sakte.net /
A ndikoi Facebook në fushatën presidenciale amerikane? Lexoni më tepër.
Këto pretendime vijnë nga mbështetësit e Clinton, të cilët mbetën të zhgënjyer nga humbja e saj.
Zuckerberg sqaron se gjithçka që ndodh në Facebook është e vërtetë, 99% e asaj çka njerëzit shikojnë është autentike.
“Vetëm një sasi shumë e vogël janë lajme të rreme dhe mashtrime. Qëllimi ynë është t’u tregojmë njerëzve gjëra të vërteta, dhe njerëzit duan lajme të sakta. Ne tashmë kemi nisur punën për të etiketuar lajmet që janë mashtrim dhe ka ende për të bërë në këtë aspekt. Ne kemi bërë progres dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi më shumë.
Në përgjithësi, unë jam krenar për rolin që kemi patur në këto zgjedhje, duke i dhënë zë njerëzve. Kemi ndihmuar më shumë se 2 milionë njerëz për t’u regjistruar në votime. Kemi ndihmuar miliona njerëz të ndjekin në mënyrë të drejtpërdrejtë kandidatët dhe të jenë të mirëinformuar. Këto kanë qenë zgjedhje historike dhe për shumë njerëz kanë qenë të dhimbshme. Megjithatë, mendoj se është e rëndësishme që të përpiqemi të kuptojmë perspektivën e njerëzve në anën tjetër”, shkruan Zuckerberg në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Themeluesi i rrjetit social u detyrua të reagojë pas mbështetës të Hillary Clinton fajësuan Facebook se ndikoi në fitoren e Donald Trump, me pretendimin se shpërndaheshin lajme të rreme.