Zv.guvernatori i BQK-së punëson djalin e tij shofer në ASHNA – ani pse vetëm 19 vjeçar [video]

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, pavarësisht që është shndërruar në institucion të pavarur, vazhdon të shpallë konkurse për punë, bazuar në Ligjin e Punës, edhe pse kjo çështje hyn në juridiksionin e Ligjit për Shërbyesit Civilë.

Kryeshefi ka marrë në punë të birin e ish-shefit të kabinetit të tij, Fehmi Mehmetit, Ermir Mehmeti, në pozitën e shoferit edhe pse ky i fundit është vetëm 19 vjeçar dhe ligji për Patentshofer e konsideron si shofer provues, raporton KTV.

Ai arriti të marrë pothuajse pikët maksimale nga pesë anëtarët e jurisë, duke dalë i pari në listën prej 5 kandidatësh.

Por ligji për Patent-shofer ia pamundëson Mehmetit si 19 vjeçar të ushtrojë këtë pozitë.

Burime të Kohavisionit bëjnë të ditur se punësimi i Ermirit në ASHNA ka qenë favor që Bahri Nuredini, kryeshef i këtij institucioni, është dashur t’ia kthejë mikut të tij, Fehmi Mehmetit, i cili në fakt ka qenë shef i kabinetit të tij para se të emërohej zëvendësguvernator në BQK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme