Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoni, do të marrë pjesë sot në hapjen e Tribunës Shkencore organizuar me rastin e 109-Vjetorit të Kongresit të Alfabetit. Ai do të shoqërohet nga Zv.kryeministri i Maqedonisë Hazbi Lika në Manastir.
Ndërkaq gjatë qëndrimit në Manastir, Meta dhe Lika do të vizitojnë edhe Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit.