Zëvendëskryeministri turk Veysi Kaynak ka folur pas sulmit në qendër të qytetit Kayseri.
Ai ka thënë se një automjet bombë ka sulmuar një autobus i cili ishte me ushtarë në qendër të qytetit ku ka lënduar shumë njerëz, duke mos saktësuar numrin e të vdekurve, transmeton Koha.net.
Kaynak ka thënë se shënjestër e sulmit ishte autobusi dhe se ky sulm ngjan shumë me ato të javës së kaluar.
Burime të Reuters brenda Spitalit të Kayserit kanë thënë se numri i të lënduarve shkon më shumë se 25, kurse disa kanë vdekur, duke mos saktësuar përsëri numër.