Zv/ministri i tregon Haradinajt sa pleh në ditë prodhon një lopë

A e dini sa pleh prodhon një lopë në Kosovë? Po një dhi apo dele? Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka një ekspertë të veçantë për këtë punë.

Njëri nga zëvendësministrat e bujqësisë, Shukri Maxhuni, përveç definicioneve e ligjëratave të tjera për bujqësi, në raportin e tij të punës, u përkujdes ta informoj kryeministrin edhe për plehun.

Ai i ka shpjeguar në detaje Haradinajt se sa prodhon pleh një lopë në ditë, sa një dhi e sa një dele.

Sipas këtij “eksperti” një lopë jep 5 kg pleh në ditë. E në llogarinë që ka bërë për një vit, 20 mijë lopë japin 36,500,000 kilogramë pleh.

Nga tërë kjo sasi, Maxhuni ka llogaritur se mund të fitohen mbi 3.6 milionë nëse plehu shitet nga 10 cent kilogrami.

Ndërkaq, sipas raportit të zëvendësministrit, fitim më i vogël del nga plehu i deleve dhe dhive.

Ai i ka treguar kryeministrit Haradinaj se duhen 10 dele ose dhi japin 5 kilogramë pleh sa jep një lopë e vetme.

Shukri Maxhuni më 15 dhjetor të 2017-ës është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Gazeta inFokus gjatë ditës kishte raportuar se zëvendësministri, Shukri Maxhuni në raportin e tij kishte kërkuar edhe ndërtimin e një kopshti Botanik e Zoologjik në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, fshat nga ku edhe ai vie./inFokus

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme