Për shkak se tani duhet të vuajë edhe dënimin e mëparshëm me kusht nga viti 2012, tani kjo ka rezultuar me një dënim të përgjithshëm prej 28 muajsh.
Ajo që është edhe më e komplikuar: Kosovari 35-vjeçar, në kohën e krimit ka pasur ndalesë pesëvjeçare për hyrje në Zvicër, të cilën Sekretariati Shtetëror për Migracion i cili e kishte pezulluar për dy muaj, vetëm për shkak të një dërgimi. Përkundër dëbimit nga Zvicra, Kushtrimit i ishte lejuar të vizitonte tre fëmijët e tij biologjikë.
Që nga riatdhesimi Kushtrim E. ka jetuar në shtëpinë e prindërve të tij në Kosovë. “Nuk njoh shumë njerëz, atje nuk kam qenë kurrë më parë. Nuk ishte e lehtë për mua”, i tha ai gjykatës. Gjuha nuk ishte problem, por punë nuk ka mundur të gjejë asnjëherë. Financiarisht, ai ishte përkrahur nga nëna dhe miqtë e tij.
Gjatë pushimeve verore, fëmijët e kishin vizituar. “Por unë dua të jetoj përsëri këtu, të gjej punë dhe të përkujdesem për fëmijët e mi”, ka thënë Kushtrim E. kur u pyet se si e imagjinon të ardhmen e tij, përcjell më tej Albinfo.ch. Kjo dëshirë madje do të mund t`i realizohej po që se do ta kishte respektuar ligjin: Në mars të vitit të ardhshëm, skadon ndalimi ekzistues i hyrjes në Zvicër. Por, porse ai e rrezikoi këtë shpresë me vjedhje, i pandehuri nuk ka mundur t’i shpjegonte gjykatës.
Në Zvicër, Kushtrim E. kishte ardhur si fëmijë, e kreu shkollimin dhe përfundoi një trajnim profesional. “Lartësia e dënimit është më pak e rëndësishme”, ka deklaruar mbrojtësi i tij. “Në burg ai mund të ketë nën kontroll varësinë e tij ndaj heroinës dhe ka mundësi për të mbajtur kontakte me familjen e tij. Dëbimi nga Zvicra mund t`ia shkatërrojë jetën e tij. Fëmijët e tij do të duhej të rriteshin pa babanë e tyre”. Pra, ky është një rast i veçantë i vështirë.
Duke pasur parasysh të dhënat e shumta kriminale, duke përfshirë edhe një grabitje, bilanci i Gjykatës rajonale Solothurn-Lebern ishte ende negativ.
“Interesi publik për të siguruar që ju të largohen nga vendi, peshon më rëndë se sa interesi juaj personal për të qenë e mundur të jetoni me familjen”, ka konstatuar kryetari i gjykatës, Yves Derendinger. “Fakti që ju këtu keni një partner të jetës dhe tre fëmijë, do t`i plotësonte kushtet e rastit të rëndë nëse kjo ishte shkelja e parë. Por rreziku i rikthimit është shumë i madh, gjë që dëshmohet nga e kaluara juaj.
Vërejtja e mëparshme penale nuk ndihmoi, një paralajmërim nga Zyra e Migracionit nuk kishte efekt. Edhe pse ju në Zvicër keni jetuar për 22 vite, ju nuk e keni respektuar sistemin tonë ligjor dhe keni grumbulluar borxhe të mëdha”. Gjykata urdhëroi që Kushtrim E. pas vuajtjes së dënimit me burg prej 28 muajsh, të riatdhesohet për shtatë vite.