Ambasadori i Zvicrës në Serbi, Philipe Gai ka thënë se Beogradi, Zagrebi e Tirana janë trekëndëshi kryesor për ruajtjen e paqes e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Ai, siç shkruan “kurir” i Beogradit, ka theksuar se Zvicra e Serbia nuk pajtohen lidhur me Kosovën, pasi që Zvicra e ka njohur pavarësinë e saj, transmeton Koha.net.
“Ashtu siç ekziston diaspora serbe, në Zvicër ekziston po ashtu diaspora e madhe shqiptare dhe për këtë arsye i ofrojmë ndihmë Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës është çelës për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian. Zvicra e ndihmon Serbinë dhe e ka rritur ndihmën financiare për të. Europa nuk është Europë pa Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Gai.
© KOHA