Certifikimi i çokollatës së famshme zviceriane “Toblerone” si “Hallall”, nuk është pritur aspak mirë nga ekstremistët e djathtë. Ka qenë zëdhënësi i partisë nacionale gjermane, “AFD”, ai që e ka cilësuar si “islamizim” të Europës.
Përmes një mesazhi në Twitter, ai ka kërkuar bojkotimin e këtij produkti. Grupet e ekstremit të djathtë në Europës bënë thirrje për të bojkotuar çokollatat “Toblerone”, pasi zbuluan se ëmbëlsira e njohur trekëndore, është e certifikuar si ushqim “hallall”.
Marka “Hallall” është një fjalë arabe që tregon se një ushqim apo shërbim është i lejueshëm nga ligji islam. Pavarësisht se “Toblerone” nuk ka ndryshuar recetën, disa komentues në internet janë revoltuar se fabrika e çokollatës në Bernë të Zvicër, ka marrë certifikatën “hallall” në prill të këtij viti.