Zvicra miraton sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Presidenti zviceran, Ignazio Cassis, ka thënë të hënën, 28 shkurt, se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës “është i papranueshëm” dhe se Zvicra, sikurse Bashkimi Evropian, do të miratojë sanksione përfshirë ngrirjen e aseteve dhe shënjestrimin e rusëve.

Cassis ka thënë në një konferencë për media të hënën se pushtimi rus është i patolerueshëm në aspektin politik dhe atë moral.

Qeveria e Zvicrës ka tentuar të balancojë qëndrimin e saj ndaj veprimeve të Rusisë me historikun e saj të neutralitetit dhe si ndërmjetësuese në mes të dy palëve të kundërta.

“Këshilli Federal ka vendosur të miratojë plotësisht sanksionet e BE-së, përfshirë ngritjen e aseteve”, ka thënë Cassis.

Zvicra nuk është anëtare e bllokut evropian, mirëpo është e rrethuar me vendet të BE-së: Austrinë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme