Zyra e Marko Gjuriqit e financoi dekorimin e trenit që u nis për Kosovë

Gazeta serbe “Politika” shkruan sot se dekorimin e trenit, i cili u nis të shtunën nga Beogradi për në Mitrovicën Veriore e ka paguar e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, drejtor i të cilës është Marko Gjuriq.

Sipas kësaj të përditshmeje për këtë çështje ishte organizuar një thirrje publike, ndërsa, puna i është besuar një dizajneri grafik dhe fotografit Andrej Vasiljeviq, transmeton Klan Kosova.

Treni serb i cili u kthye mbrapsht në Serbi nga autoritetet kosovare brenda ishte i vizatuar me freska të manastireve serbe dhe nga jashtë me mesazhe “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme