“Zyra e projekteve ndërkombëtare në ‘Luarasi’ ka mision transformimin e Universitetit”- Dr. Dael Dervishi: Kemi përmirësuar infrastrukturën me pajisje dhe teknologji të reja

Dr. Dael Dervishi nga Departamenti i së Drejtës Publike theksoi në News 24 se Universiteti “Luarasi” është sot lider dhe koordinator i një sërë projektesh të financuara nga Komisioni Europian, në kuadër të programit Erasmus+.


dael dervishi

Sipas Dervishit, që drejton një prej zyrave në këtë fakultet, është përmirësuar infrastruktura e universitetit me laboratorë dhe pajisje të reja.

Dael Dervishi: Sjell një aspekt të veçantë. Personalisht jam angazhuar dhe në zyrën e projekteve ndërkombëtare. Një zyrë që ka një mision strategjik në transformimin e universitetit Luarasi. Zyra jonë ndjek projekte të ndryshme. Me anë të projekteve modernizojmë metodologjitë, ne arrijmë të ngremë kapacitetet akademike.

Përmirësojmë infrastrukturën e universitetit, me laboratorë, pajisje të reja, në mënyrë që edhe studentët përfitues të projekteve, por edhe stafi të përditësohen dhe të marrë më të mirën nga eksperiencat bashkëkohore. Kemi 11 projekte të financuara nga Komisioni Europian në kuadër të Erasmus. Në këtë kuadër kemi arritur të bëhemi pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që përfitojnë studentët, pedagogët. Shumë studentë shkojnë në BE, bëjnë semestre. Përzgjidhen nga ne por në bazë të një metodologjie nga Komisioni Evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme