I nominuari për kryeministër, Albin Kurti, ka paraqitur para deputetëve përbërjen e qeverisë së tij.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe i nominuari për kryeministër ka paraqitur përbërjen e kabinetit të tij, raporton lajmi.net.
“Qeveria Kurti”, do t’i ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra.
Theksojmë se Kurti ka bërë të ditur që Avdullah Hoti do të jetë zëvendëskryeministër i parë, ndërkaq Haki Abazi do të jetë zëvendëskryeministër.
Këta janë emrat e ministrave:
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetviq
Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojeviq.