Zyrtare nga SPAK, këta janë 13 kandidatët për kreun e ri të BKH-së (Emrat)

SPAK ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që garojnë për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.


Pas përfundimit të fazës së aplikimeve, janë konfirmuar 13 emra që synojnë të marrin postin e rëndësishëm të kreut të BKH-së, një prej strukturave kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Në mesin e kandidatëve spikasin dy ish-drejtorë të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe Haki Çako, të cilët rikthehen në garë për një tjetër funksion të lartë në strukturat e sigurisë dhe hetimit.

Lista e plotë e kandidatëve për kreun e ri të BKH-së:

  1. Andi Pogaçe
  2. Artur Beu
  3. Astrit Halilaj
  4. Elton Kërluku
  5. Gentian Ndoi
  6. Gentjan Shehaj
  7. Gledis Nano
  8. Haki Çako
  9. Joni Keta
  10. Maoricio Sheldija
  11. Marinela Pilinçi
  12. Miklovan Kanani
  13. Nevrus Ndregjoni

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë, të renditur sipas rendit alfabetik: 

Andi Pogaçe

Artur Beu

Astrit Halilaj

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Haki Çako

Joni Keta

Maoricio Sheldija

Marinela Pilinçi

Miklovan Kanani

Nevrus Ndregjoni

Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në zbatim të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme