Zyrtari i BDI-së Ismet Guri dorëzohet në polici

Ish zyrtari i BDI-së Ismet Guri, për të cilin ishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar, sot është dorëzuar në polici dhe tashmë ndodhet në burg, njoftojnë nga MPB. Guri, së bashku me ish deputetin e BDI-së Ejup Alimi u akuzuan nga Prokurori Speciale Publike në lëndën “Titanik 3” në vitin 2017, për shkatërrimin e materialit zgjedhor në zgjedhjet lokalë të vitit 2013. Ish-zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për Ardhura Publike fillimisht i ishte caktuar masa e paraburgimit, e cila më pas iu zëvendësua me arrest shtëpiak, për shkak të problemeve shëndetësore. Ndaj tij është lëshuar fletarrest ndërkombëtar, pasi në fillim të këtij viti është arratisur nga arresti shtëpiak. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme