Ish- kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, Besim Muzaqi ka konfirmuar se ka nisur një peticion i degës të Vushtrrisë për shkarkimin e Aida Dërgutit nga kryetarja e kësaj dege.
Ai për RTV Dukagjini ka theksuar se ka pakënaqësi me udhëheqjen e saj, sidomos pas skandalit, ku kjo e fundit e quajti Albin Kurtin mut.
Muzaqi ka theksuar se ndaj Aida Dërgutit duhet të merren masa disiplinore ndaj saj.
Sipas tij, VV nuk është e përçarë, derisa ka thënë se mund të ketë individë të pakënaqur, raporton Gazeta Blic.
Ndryshe, Qendra e Vushtrrisë këtë reagim e ka dërguar dje në zyrën qendrore të VV-së në Prishtinë, i cili do të prezantohet sot në mbledhjen Kryesisë së këtij subjekti politik që do të mbahet për shkak të zhvillimeve të fundit.
“Ne, ne vazhdimësi kemi kërkuar që të mbahet mbledhja e Këshillit të Qendrës për të diskutuar dhe marrë vendim lidhur me pozicionin e kryetares të Qendrës sonë (v.j. Aida Dërguti) mirëpo deri më sot nuk është mbajtur asnjë. Edhe mbledhja e paraparë për të dielën është anuluar, andaj si Qendër reagojmë si më poshtë: ‘Kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, Aida Dërguti, nga sot nuk na përfaqëson në asnjë nivel vendimmarrës brenda dhe jashtë Lëvizjes Vetëvendosje’”, thuhet në reagimin e bërë dje nga Këshilli i Qendrës së VV-së në Vushtrri./GazetaBlic