Zyrtari i LDK: Të ndihmojmë në parlament Vjosa Osmanin për presidente!

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit, jo vetëm duke uruar V.V, por edhe duke ju kërkuar deputetëve të partisë së tij që të qëndrojnë në parlament për kourum, me synim zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Rugova nëpërmjet një postimi në Facebook-ut, ka kërkuar gjithashtu që V.V të mos aktrojë më, por të marrë përgjegjësitë që i ngarkoi vota.

Kurse për sa i përket LDK, ka thënë se pas kësaj humbje spektakolare, garda e vjetër e partisë duhet të japë dorëheqjen.

“Tre fjali për rezultatin dje.

1. Urime fituesit. Urojmë që Albini të mbajë premtimet dhe të mos viktimizohet më tutje. Tani e ka kohën që të përqafojë përgjegjësinë që ia kanë dhënë qytetarët dhe të mos aktrojë më.

2. Sa për Vjosën. Mendoj që deputetët e LDK-së duhet të rrinë në sallë dhe t’ia bëjnë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit. Është shumë me rëndësi që maskat të bien deri në fund dhe që, të gjithë ata votues të LDK-së që i besuan, ta kuptojnë se e tëra, gjithë histeria e saj, ishte vetëm për poste dhe përfitime personale. Në demagogjinë e saj nuk ka as edhe një pikë sinqeriteti dhe kjo do të shihet edhe më shumë në periudhën që kemi para.

3. I përshëndes deklaratat e Kryetarit Mustafa dhe Kryeministrit Hoti, megjithatë duhet ta theksoj që nuk kemi kohë për të humbur. Elektorati ynë na ka dënuar dhe ky mesazh është kristal i qartë. Zgjedhjet në total, por edhe disfata jonë në bastionet tona tregon që komplet garda e vjetër, që me vite tani po i ik reflektimit, duhet të japë dorëheqje dhe të largohen menjëherë. Të rinjtë dhe të ardhurit në parti, që e kanë ndihmuar këtë strukturë të vjetër brenda partisë sonë, duhet të reflektojnë dhe të mësojnë nga kjo përvojë. Ka ardhur koha të ndahemi përgjithmonë nga arroganca, narcizmi dhe egot e sëmura.

Le të reflektojmë, le të veprojmë dhe le të kthehemi më të fuqishëm se para.  LDK është pasuri fundamentale e këtij populli”, shkruan Rugova.

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme