Zyrtari i LDK’së: Haradinajt po i duket Qeveria si ‘bashqja e babës’

Bajram Gecaj thotë se Haradinaj po sjellet me qeverinë sit ë ishte në ‘bashqe të babës’.

Ai shkruan se me rritjen e numrit të zëvendësministrave dhe me ngritjen e pagave, po tregon se këto paskan qenë ‘vendimet e mëdha’ të qeverisë.

Reagimi i plotë:

“VENDIMET E MËDHA” TË QEVERISË HARADINAJ!

Isha ndër zëvendësministrat më aktiv në mandatin e Qeverisë Mustafa dhe dëshpërimisht më duhej së paku një këshilltar, mirëpo më ishte thënë se nuk kishte mundësi ligjore. Megjithatë, në ndihmë atëherë më kishin dalë miqtë ndërkombëtarë, duke më siguruan një këshilltar të paguar nga fonde ndërkombëtare. Ndërsa Qeveria Haradinaj, si të ishte në “bashqe të babës”, plotësisht sipas dëshirës dhe pa asnjë pengesë nga askush, e ngritë numrin e zëvendëskryeministrave, ministrave e zëvendësministrave pas asnjë kriter, i dyfishon rrogat në mënyrë krejtësisht arbitrare, dhe u siguron edhe nga një këshilltar shtesë të gjithë 70 zëvendësministrave. Kësaj në politikë nuk i thonë asgjë tjetër pos abuzim me fondet publike, rehatim të aktivistëve si dhe rritje të klienteles votuese, ashtu siç e bënë dje me shumë kategori tjera, duke përfshirë këtu edhe veteranët e UÇK-së! Ndale dorën o Kryeministër se “vendimet e mëdha” ndrysh i kishim paramenduar!

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme