Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Fatmir Xhelili ka thënë se Presidenti Thaçi nuk ka bërë lojë kur e ka nisur procesin e themelimit të Ushtrisë. Sipas tij, të gjithë ata që mendojnë se dikush ka bërë lojë me ushtrinë janë naivë. Xhelili ka deklaruar se nëse koalicioni dështon të çojë përpara demarkacionin e asociacionin atëherë duhet shkuar në zgjedhje të reja.
Anëtarit të Kryesisë së PDK’së ka thënë për Gazetën Express se gjithë ata që mendojnë se dikush po bën lojë me ushtrinë janë naiv.
Deputeti i PDK’së, Fatmir Xhelili ka thënë se iniciativa për formimin e ushtrisë është e vonuar dhe nuk është aspak loje as e partisë dhe as e Presidentit Thaçi.
Kjo iniciative faktikisht veç është edhe e vonuar në një farë mënyre po asesi lojë. Ai që e thotë që kjo është lojë ata janë naiv ose e kanë për poena të politikës ditore”, ka thënë Xhelili, të dielën, për Express.
Ndërkohë, anëtari i Kryesisë së LDK’së, Sali Asllanaj, ka deklaruar se Hashim Thaçit dhe PDK’së iu ka kthye bumerang ideja e themelimit të ushtrisë pa pajtimin e Amerikës dhe NATO’s.
Sidoqoftë, Xhelili thotë se projekti i Thaçit për ushtrinë ka arritur efektin meqë aty janë përfshirë faktorët kryesorë ndërkombëtarë si SHBA dhe BE’ja.
“Besoj që ka qenë moment adekuat për me fillu kjo iniciative me u aktualizu dhe presidenti e ka arrit qëllimin që mu involvu në këtë projekt edhe fuqitë strategjikë qysh janë SHBA-ja dhe BE-ja edhe mu marr ky projekt seriozisht se është projekt që ka qenë i planifikuar, nuik është projekt që është shpikur tash që tash ka dasht ky me realizu, besoj që e ka përkrahjen e gjitha subjekteve dhe gjithë njerëzve që mendojnë në mënyrë të shëndoshë edhe në mënyrë politike”, ka shtuar ai.
Sipas tij, Kosova duhet të bëhet me ushtri për faktin se Serbia ka filluar të shtojë armatimin si dhe Rusia ka shtrirë ndikimin në Ballkan.
Xhelili ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke thënë se nëse dështohet në demarkacion dhe asociacion, atëherë, s’ka më asnjë arsye për vazhdimin e koalicionit PDK-LDK.
“Në qoftë se nuk është e aftë me qenë vendimmarrëse dhe me shku në drejtim të integrimeve, atëherë kjo qeveri nuk ka kuptim me vazhdu këtë detyrë. Nëse dështojnë demarkacioni dhe këto komponentët tjera atëherë ndoshta kish me qenë zgjidhja- zgjedhjet e parakohshme” ka thënë ai për Gazetën Express.