Zyrtari i VV-së tregon nëse do të hedhet gaz lotsjellës në seancën për Demarkacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka treguar nëse partia e tij do ta kundërshtojë përsëri ratifikimin e Demarakacionit në Kuvend përmes gazit lotsjellës.

I pyetur për këtë, Aliu ka thënë se nuk beson se do të vie puna që përsëri të kundërshohet Demarkacioni përmes mjeteve të tilla.

“ Nuk besoj se do të vie puna deri aty, sepse nuk i kanë numrat “, ka deklaruar Aliu në një emision në TV Dukagjini, shkruan Periskopi.

Nesër Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 16:00 për të vendosur lidhur me mbajtjen e seancës ku do të votohet plotësim-ndryshimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi që u procedua sot nga qeveria Haradinaj, raporton Periskopi.

Seanca e Kuvendit të Kosovës pritet që të mbahet të enjten nga ora 11:00, sipas kërkesës së Haradinajt.

Lidhur me këtë Haradinaj ka kërkuar votën e të gjithë deputetëve dhe ka thënë se beson që do të kenë unitet politik për këtë çështje.

Lidhja Demokratike e Kosovës është deklaruar se do ta votojë këtë marrëveshje, gjithashtu edhe partitë tjera që janë pjesë e Qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje deri tani është e vetmja parti që është shprehur kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme