Predrag Vukosavljeviq-Pexha, polic i Kosovës është rrahur nga persona të panjohur dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e veriut të Mitrovicës.
Siç bëjnë me dije burime të Kosovapressit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm në kafiterinë “Dunjo Moha”, në veri të Mitrovicës.
Ende nuk dihen autorët e këtij sulmi, ndërkohë që policia po heton rastin.