Zyrtarja e NATO-s pret ç’tensionim të raporteve Kosovë – Serbi pas fitores së Vuçiqit

Fitorja e kryeministrit Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet presidenciale serbe të 2 prillit do të ndihmojnë në stabilizimin e vendit, ka thënë një zyrtare e lartë e SHBA-së dhe NATO-s.

Admiralja e Marinës Michelle Howard, e cila drejton Komandën e Forcës së Përbashkët Aleate të NATO-s në Napoli, i ka thënë Reutersit se shpreson se “provokimet e orkestruara” mes Kosovës dhe Serbisë muajve të fundit do të qetësohen tani që zgjedhjet kanë përfunduar.

“Tani që i kemi tejkaluar zgjedhjet, ndoshta liderët kombëtarë do të ripërqendrohen në vendet e tyre dhe të qeverisin. Kështu shpresoj unë”, ka thënë Howard, e cila po ashtu komandon forcat ushtarako-detare amerikane në Evropë dhe Afrikë, transmeton Koha.net.

Howard thotë se rajoni mbetet një zonë brenge për ushtrinë amerikane dhe për NATO-n, e cila mbetet në Kosovë me 4,500 trupa të vendosur pas intervenimit të vitit 1999 për të ndalur vrasjet e shqiptarëve civilë nga Serbia.

Ajo thotë se Vuçiq ka kandiduar për president me premtimin që të mbajë vendin në rrugën drejt anëtarësimit në BE, rrugë e cila kërkon demonstrim të stabilitetit ekonomik.

“Nëse ai është serioz, atëherë mendoj se do t’i ndihmojë vendit”, ka thënë Howard. “Përderisa i mbushni të gjitha kriteret, është e dobishme për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në Serbi”.

Nëse Vuçiq ia del të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE, atëherë Serbia do të mbetet “e balancuar mes ndikimit të Rusisë dhe pjesës tjetër të Evropës juglindore”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

Howardit i duket i habitshëm fakti se si marrëdhëniet mes Serbisë dhe qeverisë shqiptare në Kosovë vazhdojnë të jenë të tensionuar pothuajse dy vjet pas përfundimit të luftës.

Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën provincë të veten.

“Sa herë që flas me dikë që është nga ai rajon, më kujtojnë se hidhërimi në këtë pjesë të botës është i ngulitur thellë, se të vdekurit varrosen mirëpo hidhërimi nuk zhduket”, thotë Howard. “Është një ambient shumë kompleks”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme