Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka përmbyllur vizitën e tij në Maqedoni duke takuar lideri e BDI’së, Ali Ahmetin.
Hoxhaj e ka përgëzuar Ahmetin për kontributin e madh që ka dhënë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, duke theksuar në veçanti rolin e tij në miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.
“Ali Ahmeti ka pasur rol kyç në shumë procese të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë duke treguar lidership dhe vizion të qartë për pozitën e shqiptarëve atje. Angazhimi dhe puna e tij kanë bërë të mundur që sot gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka qëndruar në Maqedoni për një vizitë një ditore.