​ Lekaj: S’kemi asgjë kundër serbëve, ekstradimi i Ramushit destabilizonin rajonin

Kërcënimet për luftë të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në rast të ekstradimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Serbi, i ka konfirmuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

 

Lekaj ka thënë se AAK nuk ka asgjë kundër serbëve lojalë të Kosovës” por ka shtuar kërcënimet derisa është shprehur se “Kosova do të destabilizohet” në qoftë se Haradinaj ekstradohet në Serbi.

“Nëse ndodh ekstradimi i Ramush Haradinajt në Serbi, le ta dijë çdo njeri se atëherë nuk ka çfarë të pritet, sepse Kosova do të jetë ndryshe, por edhe rajoni”, ka thënë Lekaj në një bisedë me Gazetën Insajderi.

Sipas Lekajt, komuniteti serb në Kosovë është njëri ndër komunitetet me më së shumti të drejta në rajon. Ish-kryetari i Komunës së Gjakovës është shprehur se “destabilizimi nuk do të ndodh me qytetarët lojal serb të Kosovës”.

“Ne do ta trajtojmë barabartë (komunitetin serb të Kosovës), por nuk do të lejojmë që dikush të bëjë hajgare me gjeneralët tanë”, ka thënë Lekaj.

Ai ka shtuar se arrestimi i liderit të AAK-së në Francë, është “puro politik”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme