Një mjet fluturues ushtarak i afrohet aeroplanit presidencial

Një aeroplan ushtarak amerikan iu afrua të dielën mbrëma në distancë tepër të vogël aeroplanit “Air Force One” me të cilin udhëtonte Presidenti Donald Trump, para se ky të ulej në Bazën Ajrore Andrews në Maryland pranë Washingtonit.

Aeroplani presidencial nuk u shmang dhe nuk ka shenja se ishte në ndonjë rrezik. Ai u ul pa probleme në bazën Andrews gjashtë minuta më vonë.

Disa gazetarë, duke përfshirë edhe një korrespondent të “Zërit të Amerikës” që ndodheshin në bord, u bënë dëshmitarë të incidentit. Aeroplani ushtarak u vu re fillimisht nga një fotograf i Associated Press-it, raporton Zëri i Amerikës.

Presidenti Trump ishte duke u kthyer nga vendpushimi Mar-a-Lago në Florida, ku u takua me presidentin kinez Xi Jinping. Gjatë qëndrimit në Mar-a-Lago, Presidenti dha gjithashtu urdhër për goditjen me raketa të një aeroporti në Siri, nga i cili u nisën aeroplanët që, sipas zyrtarëve amerikanë, ndërmorën sulmin kundër civilëve me gazin nervor sarin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme