​200 të vdekur në aksidentet rrugore gjatë Vitit të Ri në Tajlandë

Të paktën 200 persona kanë vdekur në aksidentet rrugore gjatë tri ditëve të fundit të festave të Vitit të Ri në Tajlandë, raportoi sot media lokale, duke cituar burime qeveritare.

 

Që të enjten, autoritetet kanë regjistruar 1 961 aksidente në të gjithë vendin, të cilat kanë shkaktuar 200 persona të vdekur dhe 2 099 persona të plagosur.

“Vetëm ditën e djeshme, 86 persona vdiqën në rrugët e Tajlandës dhe më shumë se 15 të tjerë në ditën e premte”, deklaroi Chaipreuk Sereeerak, sekretar i Ministrisë së Arsimit për gazetës tajlandeze “Bangkok Post”.

“Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 178 vdekje rrugore janë regjistruar”, thuhet në artikullin e gazetës.

Drejtimi i makinës në gjendje të dehur është shkaku kryesor i aksidenteve, duke zënë 48,9 për qind të të gjitha aksidenteve dhe më pas renditet ngarja e makinës me shpejtësi me 33,3 për qind, sipas raportit.Kosovapress

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme