Vret 11 persona dhe veten braziliani që ishte ndarë nga gruaja

Një person i armatosur ka hyrë në një ndejë shtëpiake dhe ka vrarë së paku 11 persona dhe veten gjatë kremtimeve për Vitin e Ri në qytetin juglindor të Brazilit, Campinas, të shtunën mbrëma.

Policia në shtetin e Sao Paulos ka thënë se dorasi besohet se ka qenë i zemëruar nga ndarja prej ish-gruas së tij, e cila ishte në mesin e të vrarëve. Mediat lokale raportojnë se edhe djali 8 vjeçar i çiftit ka mbetur i vdekur, raporton Reuters.

Një zëdhënës policie nuk ka mund të konfirmojë identitetin apo moshën e të vrarëve apo nëse djali i dorasit, që ende mbetet i paidentifikuar, ka qenë në mesin e viktimave, transmeton Koha.net.

Mediat lokale kanë raportuar se gjithsejtë 15 persona janë qëlluar dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Një fqinj i intervistuar nga televizioni “Globo” ka thënë se ai dhe familja e tij i kanë dëgjuar të shtënat rreth një çerek para mesnatës por nuk kanë qenë të sigurt nëse ato ishin të shtëna armësh, duke menduar se janë fishekzjarre për Vitin e Ri.

Vetëm kur një prej të plagosurve erdhi tek ta, i gjakosur e duke kërkuar ndihmë, e kuptuan se dikush kishte qëlluar me armë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme