​Han nesër në Mal të Zi do të bisedojë me përfaqësuesit në pushtet dhe të opozitës

Eurokomisari për politikë të mirë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, nesër do ta vizitojë Malin e Zi, kur do të takohet me kryeministrin e sapozgjedhur Dushko Markoviq dhe njerëzit e parë të partive opozitare, të cilët pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit e bojkotuan Parlamentin.

 

Vizitën në Mal të Zi, e dyta pasi në vitin 2014 u emërua në detyrën e eurokomisarit për zgjerim, Han do ta  fillojë me bisedë me kryeministrin Markoviq, ndërsa do të vazhdojë me takim të përbashkët me liderët e koalicionit parazgjedhor “Çelësi” Miodrag Lekiq, Sërgjan Maliq dhe Zharko Rakçeviq, paralajmëroi Delegacioni i Bashkimit Evropian në Podgoricë, ndërsa transmetoi Tanjug.

Han do të ketë takime të ndara edhe me liderin e Partisë Socialdemokrate (PSD) Ranko Krovokaliq dhe me liderin e Demokratëve, Aleksa Beçiq.

Vizitën në Mal të Zi do ta përfundojë me darkë me ish-kryeministrin dhe lider i Partisë Demokratike qeveritare të Docialistëve, Millo Gjukanoviq.

Han në Mal të Zi vjen drejtpërdrejtë pas formimit të Qeverisë së re, udhëhehqësinë e të cilës Markoviq e mori nga Gjukanoviqi, Vizita realizohet në situatë kur opozita e kompletuar e bojkotoi Kuvendin sepse nuk i njeh rezultate nga zgjedhjet parlamentare, si dhe në momentin e interesit të madh të Rusisë për Ballkanin, veçanërisht për Malin e Zi, i cili gjendet në prag të anëtarësimit në NATO.

Ai paraprakisht porositi se bojkoti i Parlamentit “nuk është sjellje e pjekur politike”.

Me rastin e gjoja tentimit për terrorizëm në ditën zgjedhore, Han paraprakisht nga Mali i Zi kërkoi të tregojë se është në gjendje të përballet me ngjarje të tilla në “mënyrë transparente” dhe në pajtim me ligjin ta zbardhë rastin.

Nga viti 2010 Mali i Zi është kandidat për anëtarësim në BE. Negociatat inkuadruese u hapën në vitin 2012 dhe deri më tani janë hapur 24 nga 35 kapituj negociues.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme