Kryeministri i Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, do të marrin pjesë në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Western Ballkan 6”, që do të zhvillohet sot në Sarajevë.
Në mbledhje, organizator i së cilës është kryesuesi me Këshillin e ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, do të marrin pjesë edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Angjelina Alfana, .
Në këtë takim do të diskutohet për proceset eurointegruese të vendeve të rajonit, për bashkëpunimin ndërmjet tyre, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve të ndryshme.