Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e dytë, sipas rezultateve të reja preliminare të DnV-së, me të dhënat në 65,02% të vendvotimeve. PDK-AAK-Nisma qëndrojnë ende të parët në radhitje.
Sipas DnV, koalicioni i PDK-AAK-Nisma qëndron ende e para në renditje të votave me 34,6%. Ndërsa, në numërimin preliminar të 65% të vendvotimeve nga kjo organizatë, VV-ja ka kaluar LDK-AKR-në, duke e dalë e dyta në zgjedhje me 26,2 për qind.
Koalicioni i tretë, LDK-AKR, radhitet i treti me 25,8%, shkruan Gazeta Express.
Sipas DnV-së, Lista “Srpska” rezulton me 3,9 për qind, ndërsa partitë tjera numërojnë gjithsej 9,5 për qind.