​Petrich: Gjykata Speciale për UÇK-në test për perëndimin

Ish i dërguari I Bashkimit Evropian për Kosovë Wolfgang Petrich ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të shkojë deri në fund kur është fjala për Gjykatën Speciale për krime lufte.

 

Ai ka  vënë në dukje se ky është edhe një test se BE dhe SHBA-të janë objektiv dhe të barabartë ndaj të gjithëve.

“Gjykata Penale Ndërkombëtare ka qenë një përvojë shumë e rëndësishme dhe për të  mësuar.  Ndoshta nuk ishin mjaftueshëm të përgatitur, të informuar se traditat e caktuara në shoqërinë shqiptare janë të ndryshme nga ato të perëndimit kur është fjala për procedurat gjyqësore. Tani, aq sa unë e di, ata janë të vetëdijshëm për këtë dhe do të merrem me këtë në një mënyrë të tillë, unë jam i sigurt se Gjykata Speciale do të jetë shumë e rëndësishme “, ka thënë Petrich për mediat  gjermane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme