Vdes gjilanasi derisa po përpiqej të fitonte diçka nga mbetjen në deponi

Një person ka ndërruar jetë gjatë fundjaves përkatësisht me 1 korrik tek sa po përpiqej të merrte ndonë metal apo gjësend tjetër  në deponin e Gjilanit,nga të cilët do të fitonte pak para,shkruan Gazeta Monitor.

I riu nga Gjilani, Elbasan Isufi, ka ndërruar jetën teksa në mënyrë aksidentale është goditur nga një person që ka drejtuar eskavatorin.

Rastin për Gazetën Monitor e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani i cili ka thënë se shkuarja e njerëzve në deponin që ndodhet në lagjen Arbëria të Gjilanit është një problem i vjetër dhe se aty sillen shumë persona, të cilët kërkojnë diçka që mund të ketë sado pak vlerë për ta shitur.

“ Ngjarja ka ndodhur ne deponin e qyteti në Gjilan në lagjen “Arberia”. Ky është problem i vjetër, aty sillen shume persona për të gjetur diçka. Viktima aksidentalisht është goditur, ka pësua lëndime të rënda. Ai është dërguar nga personi që e ka goditur dhe disa të tjetër në QKUK, mirëpo përkundër përpjekjeve të mjekëve nuk ka arritur të mbijetoj”, ka theksuar Hashani.

Sipas tij viktima është gjetur në rrethana të cilat ka kërkuar të marrë diçka nga deponia.

“Viktimat besohet se aty është gjetur në rrethana që ka dashur të marr gjërat, kanaçe apo edhe ndonjë gjë tjetër me qëllim për të përfituar”, ka thënë Hashani./Gazeta Monitor/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme