​Prishet koalicioni LDK-AAK në Lipjan

Shembet’ koalicioni qeverisës në komunën e Lipjanit, ndërmjet LDK-së dhe AAK-së. Edhe pse nënkryetari i komunës së Lipjanit, Fitim Selimi, i cili njëherësh është edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) tha se gjatë ditës zyrtarisht do të bëhet publike vendimi për koalicionin AAK-LDK në këtë komunë.

Sipas Selimit, iniciues i prishjes së koalicionit është LDK, ngase nuk i kanë zëvendësuar drejtorët e partisë së AAK në këtë komunë.

“Jo s’kam prish kurrgjë unë, e ka prishë ai djali (Imri Ahmeti) në momentin kur s’mi ka zëvendësuar drejtorët. Nuk po mund të them ende asgjë, sepse jam duke hyrë në sallë, por gjatë ditës do të dalim me një komunikatë për këtë”, tha Selimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme