​Rama-Basha, takim i dytë në Presidencë

Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani një tjetër takim pritet të zhvillohet sot pasdite mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

 

“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha, sot në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës”, thuhet në konfirmimin zyrtar të presidencës.

Ky është takimi i dytë që mbahet mes kreut të qeverisë dhe atij të opozitës për arritjen e një marrëveshje të mundshme për kapërcimin e krizës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme