​Trafik narkotikësh drejt Italisë, arrestohen 10 policë në Portin e Durrësit

Lejimi i kalimit të sasisë prej 10 ton kanabis në dy episode të ndryshme në shkurt dhe mars përmes pikave kufitare dhe që me pas u kap në shtetin fqinj të Italisë ka çuar në pranga efektivë të policisë kufitare si dhe doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës.

 

Së bashku me 4 arrestimet e mëhershme në Qafë Thanë numri total i të arrestuarve ka shkuar në 18.  Mes të arrestuarve është dhe  Shefi i Stacionit policor të Portit të Durrësit.

Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, është urdhëruar arrestimi i një numri të lartë personash, ndër të cilët  10 punonjës  policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe  8 doganierë  të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në shkurt dhe mars 2017.

“Për të gjithë këta persona, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale të ”Trafikut të narkotikëve”, në bashkëpunim. Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg”, të cilat u zbatuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, si edhe Policisë së Shtetit, për zbatim” bën me dije organi i akuzës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme