Presidenti amerikan, Donald Trump e ka ftuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Uashington në shkurt, bëri të ditur zyra e kryeministrit izraelit pas përfundimit të bisedës së parë telefonike mes dy politikanëve që prej inaugurimit të presidentit të ri amerikan.
“Data e vizitës do të përcaktohet në ditët përpara saj”, shtoi zyra e Netanyahu, duke theksuar se dy liderët biseduan për marrëveshjen e arritur me Iranin rreth programit të tij bërthamor, procesin e paqes me palestinezët dhe për çështje të tjera.
Donald Trump dhe Netanyahou diskutuan gjithashtu për kërcënimin që përbën Irani dhe ranë dakord se paqja mes izraelitëve dhe palestinezëve mund të arrihet vetëm nëpërmjet bisedimeve të drejtpërdrejta, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.