1 vit pritje për rigjykim të “Lagjes së trimave”! Stërzgjatjet e Penales dhe Apelit vonojnë lëndën për në Supreme

Ka kaluar një vit që kur të akuzuarit e Lagjes së Trimave po presin që Gjykata Supreme të rishqyrtojë aktgjykimin e Gjykatës Penale, të cilin e vërtetoi edhe Apeli, por lënda ende nuk ka arritur në Supreme.

Avokati i disa prej të akuzuarve, Naser Raufi, dëshmon se ai dhe shumica e kolegëve, ankesat dhe kërkesat për rishikim i kanë dorëzuar në fund të 2019-tës, por ende janë në pritje, e kjo sipas tij nuk është normale.

Naser Raufi: “Mendoj që punohet për një interval kohor shumë të gjatë dhe mund të them lirisht që një mosefikasitet i gjykatës që ne si palë mbrojtëse do ta shfrytëzojmë besoj edhe tek Gjykata e Strasburgut po të vijë radha”.

Gjykata Penale thonë se “menjëherë pas marrjes së lëndës dhe kompletimin e plotë të saj, më 29 dhjetor 2020 lënda përmes Gjykatës së Apelit Shkup është dërguar në Gjykatën Supreme”.

Nga Supremja konfirmojnë për TV21 se deri më tani “nuk është regjistruar lëndë pas dorëzimit të propozimit juridik nga avokatët të të akuzuarve për lëndën e ashtuquajtur Lagja e trimave”.

Kjo nënkupton se lënda për momentin është në Gjykatë të Apelit, nga ku thonë se ende po merret me kompletim të lëndës.

“Lënda është dorëzuar në Gjykatën e Apelit më 29.12.2020, për arsye se në këtë rast bëhet fjalë për bashkim të dy dosjeve (КОКЖ-22/18 и КОКЖ-31/18) procedura është në fazë të kompletimit të dokumenteve për të njëjtat, pas kompletimit të lëndës, do të dorëzohet në Gjykatën Supreme në afat sa më të shkurtë”, thonë nga Gjykata e Apelit.

E deri sa Apeli nuk jep afat se kur do ta nisin në Supreme, kur lënda të arrijë këtu, Supremja ka 3 opsione për të marrë vendim. Mund ta vërtetojë aktgjykimin, mund t’i ulë dënimet ose mund të vendosë për rigjykim të rastit. Rikthimi i procesit është synim dhe shpresa e avokatëve dhe të akuzuarve.

Naser Raufi: Po shpresat janë që unë mendoj e gjyqi Suprem është më objektiv në këtë, praktika e ka treguar prej lëndëve të tjera që janë komplekse dhe sensitive dhe mendoj që punohet për një gjykatë që janë ekspertë, 5 gjykatës që sipas përvojës deri më tani them që patjetër do të ketë korrigjim në atë që kjo lëndë patjetër duhet të rikthehet dhe të jetë një rigjykim objektiv dhe fer ku do të mund që edhe provat e palës mbrojtëse të realizohen dhe të pranohen, që të mund të mbrohen”.

Edhe avokati Ibraim Bajrami pret që Supremja të vendosë për rigjykim të lëndës “Lagjja e Trimave”, kjo do të bënte që të akuzuarit të mbrohen në liri.

Ibraim Bajrami: “Jam i bindur që në një situatë të mbrohen në liri do të jenë shumë më të sigurtë në atë që ta tregojnë një të vërtetë në gjyq ashtu si[ ka ndodhur, pa e prejudikuar atë të vërtetë”.

Bajrami shpreson që në një rast të këtillë, edhe deklaratat e të akuzuarve do të jenë më të lira, pasi që ai si mbrojtës dyshon se duke qenë të akuzuarit në paraburgim janë ballafaquar me presionin që mbrojtja e tyre do të jetë selektive, duke mos i treguar të gjitha faktet që i dinë, e që sipas avokatit, dinë shumë më tepër se sa ajo që kanë thënë në gjykim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme