Gjendje e emrgjences civile në Vushtri, Tahiri kërkon ndihmën e qeverisë!

Xhafer Tahiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, ka marrë vendim të shpallë gjendje të emergjencës civile në Vushtrri.

Vendimi ka ardhur pas reshjeve të fundit duke bërë që Lumi Llap e Drenica të rrisin jashtëzakonisht shumë prurjet në Lumin Silnica – duke rritur kështu rrezikun e vërshimeve në qytet dhe fshatra të Vushtrrisë.

“Kam urdhëruar rritjen e gatishmërisë maksimale të gjitha ekipeve emergjente komunale”, thuhet në vendimin e kryetarit Tahiri.

“Pikat kritike pritet të jenë vendbanimet përgjatë Lumit Silnica, Qyteti i Vushtrrisë, Pestova, Prelluzha, Lumi i Madh, Nedakoci”.

“Janë kontaktuar kryetarët e fshatrave dhe janë këshilltar banorët afër lumit Silnica që sonte gjatë gjithë natës të kenë kujdes maksimal. Mundësisht të largohen njerëzit dhe makineritë nga ato shtëpi që zakonisht kanë probleme në rast të vërshimeve”, vazhdon tutje njoftimi.

“Palestra në Samadrexhë është caktuar si vend për strehim në rast nevoje. Po ashtu edhe objektet tjera si shkollat po bëhen gati për këtë qëllim”.

Tahiri ka njoftuar se janë mobilizuar ekipet e QKMF-së, Zjarrfikësit dhe Policia.

 

Njoftimi i plotë:

Për shkak të rrezikut nga vërshimet nga Lumi Silnica, kam marrë vendim të shpallë gjendje të emergjencës civile në Vushtrri!

Reshjet e fundit kanë bërë që Lumi Llap e Drenica të rrisin jashtëzakonisht shumë prurjet më Lumin Silnica që rrit rrezikun e vërshimeve në Qytet dhe fshatrat e Vushtrrisë.

Kam urdhëruar rritjen e gatishmërisë maksimale të gjitha ekipeve emergjente komunale.

Pikat kritike pritet të jenë vendbanimet përgjatë Lumit ‘Silnica’, Qyteti i Vushtrrisë, Pestova, Prelluzha, Lumi i Madh, Nedakoci.

Janë kontaktuar kryetarët e fshatrave dhe janë këshilliar banorët afër lumit Silnica që sonte gjatë gjithë natës të kenë kujdes maksimal. Mundësisht të largohen njerëzit dhe makineritë nga ato shtëpi që zakonisht kanë probleme në rast të vërshimeve.

Palestra në Samadrexhë është caktuar si vend për strehim në rast nevoje. Po ashtu edhe objektet tjera si shkollat po bëhen gati për këtë qëllim.

Janë mobiliziar ekipet në QKMF, Zjarrëfikësit dhe Policia.

Kërkojmë bashkëpunim e mirëkuptim të qytetarëve në këtë situatë të emergjencës natyrore.

Ju lutemi me kujdes maksimal dhe pa panikë.

Xhafer Tahiri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme