10 celularët që bënë historinë

Ju kujtohet emri i modelit të parë Gsm apo i atij që çoi në pension ekranet bardhezi.

Po celulari i parë me sistemin T9? Po i famshmi Nokia 3310? Nëse nuk iu kujtohen, më poshtë po ju sjellim 10 celularët që bënë historinë deri në ardhjen e Smartphone-ve.
1. Motorola DynaTAC 8000X
Është celulari i parë u hodh në treg. Në 1983 kur doli për herë të parë kushtonte 4 mijë dollarë. Peshonte 1 kg dhe vetëm pak profesionistë e përdornin duke e treguar me krenari.
2. Nokia 1011
Është celulari i parë GSM që bëri për vete njerëzit. Nokia 1011 peshonte 475 gramë dhe kishte një ekran Lcd. Në ndryshim nga telefoni i mëparshëm kishte edhe diçka ekstra…mesazhet.
3. Nokia 9000 Communicator
Hyri në treg në vitin 1996 dhe i hapi rrugë kategorisë së communicator-vë, një linjë dedikuar menaxherëve dhe biznesit. Ishte ndër të parë që me tastierë të zgjeruar dhe të lejonte të dërgoje dhe të merrje email.
4. Motorola StarTAC
Hyri në treg në vitin 1997 duke sjellë një risi në dizajn: Është i pari celular në formë të vogël. U inspirua nga Star Trek.
5. Siemens S10
Në vitin 1997 erdhi edhe celulari i parë me ekranin me ngjyra. Ky celular arrinte që rreshtat e tekstit t’i tregonte në ngjyra të kuqe, jeshile, blu dhe të bardhë. Katër ngjyra që duken pak para 16 milionë ngjyrave të sotme. Por në atë kohë përfaqësonin një revolucion të vërtetë.
6. Nokia 7110
I pari që kishte browser wap për aksesin në Internet celular. Modeli i famshëm hapej me lëvizje për të treguar tastierën.
7. Nokia 3210
Në shikim të parë duket si kur nuk ka asgjë speciale: dizajn anonim, jo lidhje me internetin, jo fotokamerë dhe tastierë të zakonshme. Por megjithatë Nokia 3210 është celulari më i shitur i gjigantit finlandez me 160 milionë ekzemplarë të shitur (doli në vitin 1999). Sekreti kur doli për herë të parë? Zhduku antenën dhe erdhi T9, sistemi i shkrimit të shpejtë të sms-ve.
8. Nokia 8210
Nokia 8210 u prezantua në vitin 1999 në Paris dhe ishte celulari i parë më i vogël dhe më i lehtë i prodhuar nga Nokia. U bë i famshëm edhe në burgje, pasi vizituesit arrinin shpesh t’ua jepnin fshehurazi të burgosurve duke kaluar kontrollet. Tani po jeton një rini të dytë, përdoret shumë nga shpërndarësit e drogës dhe trafikantët, pasi bateria i zgjat gjatë, nuk ka Bluetooth, as WiFi, që do të thotë që askush nuk mund ti zbulojë lëvizjet e tua, ka infra e kuqe që u lejon trafikantëve të transferojmë shpejt të dhënt në rastin kur u duhet të ndryshojnë celular.
9. Nokia 3310 e 3330
Të paharrueshëm dy celularët “binjakë” të prodhuar nga Nokia duke nisur nga viti 2000. 3310, në foto, ishte një ndër celularët më të shitur në botë: 126 milionë. Suksesi i dedikohet edhe faktit se ishte një model ekstremisht shumë i fortë, i rezistonte çdo lloj rënieje, ndonjë “dushi” të papritur, e madje disa e përdornin edhe gjatë konflikteve fizike. Është edhe celulari më i famshëm më botë.
10. Iphone
Nisi era e smartphone-ve! Steve Jobs ia prezanton botës nga zyrat e Macëorld më 9 janar 2007. Arrin në dyqanet amerikane më 29 korrik dhe shitja ishte një rekord historik: Apple shet 270 mijë ekzemplarë që në 30 orët e para. Ekran i madh, multi-touch prej 3.5 inç, Wi-Fi dhe bluetooth, një lumë me aplikacione falas dhe me pagesë, lojëra, email-e, muzikë, memorie, etj, etj. Nga ai moment celularët nuk do të jenë më ata të njëherë e një kohe.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme