Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes financiare të grantit për projektin “Programi i sektorit të energjisë, faza VIII dhe IX – Përmirësimi i ngrohtores së qytetit në Prishtinë”.
Granti ka vlerë prej 10 milionë euro, dhe nënshkruhet ndërmjet Qeverisë së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfW).
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt dhe përfaqësues të Komunës së Prishtinës.