10 ndryshime ekstreme të aktorëve për role

“DigitalSpy” ka përpiluar një listë të dhjetë aktorëve që kanë përjetuar ndryshime ekstreme në peshë për hir të roleve të tyre.

Jared Leto kishte shtuar rreth 30 kilogramë për rolin e tij në “Chapter 27” në vitin 2007. Pas këtij roli ai kishte humbur rreth 20 kilogramë për rolin në “Dallas Buyers Club” (2013).

50 Cent kishte humbur më shumë se 20 kilogramë për rolin e sportistit me kancer në “Things Fall Apart” (2013).

Christian Bale kishte humbur 30 kilogramë për rolin në “The Machinist” (2004) duke ngrënë vetëm nga një mollë në ditë dhe më pas kishte shtuar 45 kilogramë për “Batman Begins” (2006).

Charlize Theron kishte bërë bujë me ndryshimin e saj në rolin e vrasëses serike Aileen Wuornos në “Monster” (2003).

Jake Gyllenhaal kishte bërë revolucion me trupin e tij në vitin 2015. Thuhej se atij i ishin dashur rreth 2000 pompa në ditë.

Mathey McConaughey kishte humbur rreth 20 kilogramë për rolin e tij në “Magik Mike” dhe “Dallas Buyers Club”.

Mat Damon kishte humbur mbi 20 kilogramë për t’u paraqitur vetëm pak minuta në filmin “Courage Under Fire”.

Matthey Fox kishte humbur afër 20 kilogramë me ushtrime për rolin si Picasso në “Alex Cross” (2012).

Produksioni i filmit ishte detyruar të priste një vit që Tom Hanks të dobësohej dhe t’i rritej mjekra sa duhej për rolin në “Castaway” (2000).

Milla Jovovich është transformuar në një 85-vjeçare për filmin “Resident Evil: The Final Chapter”, që do të publikohet vitin e ardhshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme