Antogo, peshkimi më i çmendur në botë

Buzë një bjeshke të lartë 500 metra, në Mali, gjendet një fshat i quajtur Bamba. Dhe kur kjo pjesë e botës goditet nga thatësira e madhe, respektivisht mungesa e ujit, aty ndodhet një liqen përplot me peshqi të llojit mustak – por, ku peshkimi është i ndaluar deri në kohën e mbajtjes së një riti të veçantë nga banorët vendës.

Pë çdo vit në këtë vend mbahet një spektakël i veçantë – riti Antogo, gjatë të cilit, në një atmosferë të tensionuar, me qindra njerëz hidhen njëkohësisht në liqen për të zënë duarthatë sa më shumë peshqi.

Antogo

Ky peshkim mjaft i tensionuar, që njihet edhe si peshkimi më i çmendur në botë, zgjatë rreth 15 minuta, ndërsa atmosfera që krijohet gjatë tij është e papërshkrueshme.

Shumë kohë më parë, fshati Bamba ka qenë i rrethuar nga malet e gjelbra dhe liqeni, uji i të cilit konsiderohej i shenjtë, sepse banorëve vendës u ofronte mish peshku me bollëk. Mirëpo, me kalimin e viteve dhe ndryshimet klimatike, ky rajon është shndërruar në një zonë shkëmbore dhe të thatë.

Tash, liqeni i vogël i shenjtë, me përmasat e një pishine olimpike, ka mbetur si kujtim i kohëve kur ky rajon ishte shumë i plleshëm.

Në ditën kur mbahet Antogo, banorët e fshatrave përreth – të rinj e të vjetër – të pajisur vetëm me shporta, të punuara me dorë, hidhen në liqen për të zënë peshqi. Femrat ndërkaq, nuk guxojnë të marrin pjesë në peshkim, sepse konsiderohen të papastra për shkak të ciklit menstrual.

Antogo 006

Peshkimi fillon njëkohësisht për të gjithë peshkatarët, ndërsa përfundim e tij, pas 15 minutash, e sinjalizon një e shtënë me armë. Në fund, të gjithë peshqit e zënë i dorëzohen njeriut më të vjetër, i cili siguron ndarjen e barabartë të peshqve në mes të gjithë fshatrave që kanë marrë pjesë në këtë rit të përvistshëm.

Se si duket peshkimi më i çmendur në botë, mund të shihni në video-materialin që e shoqëron këtë shkrim, ndërsa fotografitë janë realizuar nga Matteo Bertolino. /NGJYRA.COM/

Antogo 002Antogo 003Antogo 005Antogo 007Antogo 008Antogo 009Antogo 010Antogo 011

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme