Farmacistja e arrestuar të enjten nga policia e Lezhës, pasi lëshonte teste Covid të falsifikuara u lirua sot nga qelia.
25 vjecarja Kritjana Luka u njoh këtë të shtunë me masën e sigurisë nga Gjykata e Lëzhës.
Në seancën e zhvilluara me dyer të mbyllura e reja nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me akuzat e ngritura, pork a qenë avokati I cili është shprehur se 25-vjecarja ka qenë thjesht punonjëse e farmacisë dhe se nuk ishte në dijeni se aty kryheshin teste Covidi fiktive.
Pasi dëgjoi të dyja palët, Gjykata e cilësoi të ligjshme ndalimin e 25 vjecares dhe ndaj saj vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” siq e kishte kërkuar prokuroria.
Farmaci “Aurora” prej kohësh ishte kthyer ne një laborator inekzistent ku kryheshin teste Covid19.
Skena e mashtrimit funksiononte kur pacientët dërgonin mjetin e identifikimit dhe merrnin përgjigjen që donin. Përgjigjen positive e paguanin 100 euro, ndërsa negativen 50 euro.
Dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë rreth 500 shqiptarë dhe të huaj.